Valentino Rossi paralajmëron pensionimin nga Moto GP

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Valentino Rossi, aktualisht pilot i Petronas Yamaha, njoftoi tërheqjen përfundimtare pas 26 sezonesh në MotoGP.

“Doktori” e njoftoi vendimin gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp në Red Bull Ring, shtëpia e së parës nga dy etapat austriake.

“Përshëndetje të gjithëve, është pak e sikletshme këtu … kam vendosur të ndalem në fund të sezonit. I dhashë vetes kohë dhe vendosa të ndalem në fund të vitit. Më vjen shumë keq. Doja të garoja edhe 20-25 vjet të tjera, por, për fat të keq nuk është e mundur”.

Në moshën 42 -vjeçare, fenomeni nga Tavullia, i cili ka bërë që miliona fansa të ëndërrojnë dhe gëzohen, thotë mjaft dhe i dorëzohet kalimit të kohës, që në mënyrë të pashmangshme ka kushtëzuar vitet e fundit të një karriere të lavdishme.

“Është një moment shumë i trishtuar, është e vështirë, por vitin e ardhshëm nuk do të garoj në MotoGP. E kam bërë për gati 30 vjet dhe nga viti 2022 jeta ime do të ndryshojë. Ishte gjithçka e mrekullueshme, jam argëtuar shumë, në këtë udhëtim të gjatë. Gjithçka që jetova me ekipin tim ishte e paharrueshme. Kishte momente të paharrueshme që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Nga viti i ardhshëm nuk do të garoj, por mund të them se gjithçka ka qenë shumë, shumë bukur “.

Të ngjashme