Vallqi kujton amatorizmin për ta shijuar më shumë suksesin

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Deri në moshën 20-vjeçare, Albert Vallqi jetonte tamam si një student: në një banesë të vogël dhe luante futboll në ligën regjionale të Austrisë. Por, në janar të këtij viti, gjërat morën një kahe tjetër në karrierën e tij.

Gjithçka ndryshoi kur trajneri Marco Rose i telefonoi dhe i bëri me dije se dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij te Red Bull Salzburgu, një prej ekipeve më të suksesshme të Austrisë, përcjell Koha Ditore shkrimin e LaOla1.at.

Pas kësaj telefonate, gjërat lëvizën shumë shpejt dhe Vallqi u transferua te Salzburgu që për kartonin e tij, pagoi 700 mijë euro dëmshpërblim.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jesh pjesë e një ekipi si Salzburgu”, thotë Vallqi 23-vjeçar, i cili pritet të jetë titullar në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Evropës, që luhet të enjten (sot) ndërmjet Napolit e Salzburgut.

Roli i preferuar i Vallqit të gjatë 191 cm është ai i qendërmbrojtësit, por mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut të majtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme