Valmir Sylejmani shënon gol të bukur dhe ia siguron tri pikët Hannoverit

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Valmir Sylejmani ka shënuar një tjetër gol me Hannoverin në Bundesliga 2.

Sulmuesi nga Kosova ka qenë vendimtar në fitoren e madhe të skuadrës së tij në udhëtim te Eintracht Braunschweig 1-2.

Vendasit kishin kaluar në epërsi në minutën e 17-të, derisa ishte gjilanasi Sylejmani që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 34-të.

Për 25-vjeçarin ky ishte goli i dytë në kampionat, derisa ka edhe dy asistime.

Me këtë fitore, Hannoveri ngritët në vendin e pestë në tabelë me 32 pikë dhe me gjasa të mira për tu rikthyer në elitën e futbollit gjerman.

Duke parë formën e mirë që po kalon Sylejmani, pritet të ftohet në mars nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme