Valon Berisha e Hekuran Kryeziu zbulojnë pse zgjodhën të luajnë për Kosovën

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Si pjesë e dokumentarit të rrjetit televiziv australian, Sport Optus, janë edhe disa intervista të dy mesfushorëve të Kosovës, Valon Berishës dhe Hekuran Kryeziut, të cilët tregojnë pse vendosën të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës.

Valon Berisha kishte luajtur për ekpin kombëtar të Norvegjisë që nga vitit 2008, kur kishte filluar me ekipin U-15, deri në vitin 2016, kur zgjodhi ta përfaqësojë Kosovën.

“Mendova për këtë gjë për një kohë të gjatë sepse e dija se Norvegjia më kishte dhënë shumë gjëra. Unë u rrita atje dhe ata m’i dhanë hapat e parë në futboll, ma dhanë mundësinë për t’u bërë futbollist profesionist”, ka thënë Berisha.

“Kur erdhi mundësia të luaj për Kosovën, për vendlindjen time, t’i ndihmoj një vendi të vogël për t’i bërë disa hapa të mëdhenj në futboll… e mendova këtë si mundësi për ta dëshmuar veten dhe për ta bërë një hap përpara dhe për të treguar se e dua vendin tim dhe dua të arrij gjithçka me ta”.

Ngjashëm me Berishën, edhe mesfushori tjetër i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ishte përballur me një zgjedhje atë vit. Ai thotë se kishte qenë në mes të përfaqësimit të Shqipërisë dhe Kosovës, përkundër që kishte luajtur për grupmoshat e Zvicrës.

“Unë kisha lindur në Lucerne të Zvicrës. Unë u rrita afër qytetit dhe luajta për 14 vjet për klubin FC Lucerne”, është shprehur Kryeziu në intervistën me Sport Optus.

“Unë i kisha dy opsione: ekipin kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovën. Por, prindërit e mi kishin lindur në Kosovë dhe për këtë arsye ishte e lehtë për mua të vendosi që të luaj për Kosovën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme