Valon Berisha feston titullin e pestë rresht në Austri

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 09:51 | Nga

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, të dielën e ka festuar titullin e pestë rresht në Austri me skuadrën e Red Bull Salzburgut.

Titullin e pestë rresht Salzburgu e siguroi pasi mposhti rivalin kryesor që e pati gjatë tërë edicionit, Sturm Grazin me rezultatin 4:1.

Berisha nuk ishte i ftuar për këtë ndeshje, por pati rol kyç në suksesin e këtij edicioni, shkruan sot “Koha Ditore”. Është vlerësuar lider i ekipit. Salzburgu është në vendin e parë me 77 pikë pas 33 xhirove.

Këtë edicion në 24 ndeshje në Bundesligën austriake, Berisha dha kontribut me katër gol dhe nëntë asistime.

Në Salzburg, Berisha 25-vjeçar është që nga vera e vitit 2012. Te Salzburgu u transferua nga skuadra norvegjeze, Viking.

Berisha mund të lëviz gjatë kësaj vere, meqë interesim për të kanë shprehur shumë skuadra në Gjermani dhe në Angli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme