Valon Berisha konfirmon të ardhmen e tij

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka konfirmuar se do të rikthehet te Lazio, transmeton Gazeta Metro.

Valon Berisha u huazua nga Lazio te Fortuna Dusseldorfi në janar të këtij viti, teksa në marrëveshje u përfshij edhe opsioni i blerjes.

Por, ky opsion nuk do të shfrytëzohet nga skuadra gjermane, pasi nuk arritën mbijetesën në Bundesligë dhe nga sezoni tjetër do jenë pjesë e Bundesliga 2.

“Kam kontratë me Lazion edhe për tre vite. Nuk e di çfarë është raportuar, jam i qetë. Tani jam në pushim pasi sezoni përfundoi këtë fundjavë. Jam i zhgënjyer pasi nuk arritëm qëllimin tonë me Fortunën, që ishte sigurimi i mbijetesës” – ka thënë 27 vjeçari për Gazetën Objektiv.

Reprezentuesi i Kosovës do të rikthehet te Lazio, pasi të përfundojë sezoni 2019/20 edhe në Itali. 

Të ngjashme