Valon Berisha tregon se kush e bindi atë që të luajë për Kosovën

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Kosovës Valon Berisha është rrëfyer në një intervistë të gjatë për emisionin ‘Ich bin Albaner’.


Përfaqësuesja e Kosovës pas fitores në miqësore ndaj Gjibraltarit, nesër përballet me Malin e Zi në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’.

Pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit, tashmë Berisha është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës.

Berisha në mes të tjerash ka treguar se edhe kush e bindi të luajë për Kosovën.

“Normalisht familja më bindi të luajë për Kosovën”, tha fillimisht Berisha.

“Kënaqësi e madhe është ta përfaqësoj vendin tim dhe familjen”, vlerësoi Berisha.

“Më kënaqet zemra se kur i shoh të gjithë sportistët shqiptarë duke korrur suksese”, potencoi Berisha.

Të ngjashme