Valverde: Asgjë nuk ka përfunduar me Romën

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 13:04 | Nga

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka insistuar se “asgjë nuk ka përfunduar” edhe pse ekipi i tij mposhti Romën 4 me 1 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Gjiganti spanjoll konsiderohet favorit për të fituar garën evropiane, por Valverde ka thënë se ekipi ka shumë për të bërë për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

“Nëse nuk i afroheni portës nuk ka gola. Nuk ka lidhje nëse janë autogola, çfarë duhet të bëjmë ne?”, ka thënë Valverde.

“Preferoja 3 me 0 sesa 4 me 1, asgjë nuk ka përfunduar. Janë ekip i mirë dhe e nisën mirë takimin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme