Valverde bën shumë ndryshime, ndaj Tottenhamit aktivizohen rezervistët

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Barcelona do të jetë nikoqir i Tottenham Hotspur në xhiron e gjashtë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Katalunasit e kanë siguruar pozitën e parë në grup ku aktualisht kanë 13 pikë, gjashtë më shumë se Tottenham dhe Inter.

Do të ketë ‘luftë’ mes Interit dhe Tottenhamit për pozitën e dytë në grup.

Anglezët pritet të kenë më pak punë se që është menduar ndaj Barcelonës në Camp Nou.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta katalunase Sport, trajneri Ernesto Valverde do t’i aktivizojë rezervistët në këtë takim.

Në portë do të jetë Jasper Cillessen në vend të Ter Stegen, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Semedo, Vermaelen, Chumi dhe Miranda.

Mesfusha do të përbëhet nga Arthur, Denis Suarez dhe i riu Carles Alena.

Ndërkohë në sulm Munir dhe Coutinho do ta nisin nga minuta e parë, ndërsa mbetet të vendoset njëri nga Messi ose Suarez.

Për Barcelonën kjo ndeshje do të jetë vetëm për prestigj, ndërsa për Spurs është vendimtare për kalimin tutje nga Grupi B.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme