Valverde e komenton eliminimin e Ronaldos nga Liga e Kampionëve

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është shprehur i pasigurt nëse eliminimi i Juventusit dhe Cristiano Ronaldos nga Liga e Kampionëve i konvenon skuadrës së tij.

Juventusi u trondit në disfatën 2:1 kundër Ajaxit në Torino të martën, duke u eliminuar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:2 në favor të holandezëve.

Ndërkohë, Barcelona e mposhti lehtësisht Manchester Unitedin me rezultat të përgjithshëm 4:0, pasi siguroi fitore me rezultat 3:0 mbrëmë në “Camp Nou”.

Cristiano Ronaldo nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2009/10, mirëpo kur u pyet për këtë dështim, Valverde vetëm tha se asnjë klub nuk është i sigurt.

“Unë nuk i shikoj lojtarët specifikë, i shikoj ekipet. Juventusi nuk është më, por do të jetë Ajaxi. Nuk e di nëse kjo gjë na konvenon neve apo jo”, tha Valverde në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj “Djajve të kuq”.

“Ne duhet ta shohim se çfarë do të bëjë Ajaxi, natyrisht. Ajo që është bërë e qartë është që asgjë nuk është e shkruar, asgjë nuk është e vendosur. Gjithçka mund të ndodhë, kështu që ne do ta shikojnë televizionin për ta parë kë do ta kemi kundërshtarë”.

Barcelona do të përballet me Liverpoolin ose Porton në gjysmëfinale, ndërsa Porto me Tottenhamin ose Manchester Cityn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme