Valverde “me këmbë në tokë” pas fitores së El Clasicos

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, shprehet i lumtur për fitoren 5-1 ndaj Real Madridit, por përkundër kësaj ai i kërkon skuadrës të qëndrojnë më këmbë në tokë.

Pas kësaj humbje trajneri i Los Balncos, Julen Lopetegui, mund të shkarkohet, por Valverde shpreson që kjo mos të ndodhë.

“Ishin 15 minuta të vështirë”, ka thënë Valverde në konferencën për media duke iu referuar dominimit të Realit në fillim të pjesës së dytë.

Luis Suarez duke festuar golin e tij të tretë ndaj Real Madridit në Camp Nou (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë dhe pjesa e parë ishte e jona. Ata ndryshuan në pjesën e dytë dhe luajtën më shumë anash, ne u rikthyem dhe përfituam nga rreziku situatat e rrezikshme që ata u futën”.

“Të fitosh El Clasicon në këtë mënyrë është emocionuese, por ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

“Tani duhet të mendojmë për Cultural Leonesa dhe Rayo Vallecanon”.

Nuk mungoi edhe komenti i tij për kolegun në anën e kundër, i cili është në prag të shkarkimit nga detyra e trajnerit.

“E di si është të jesh në atë pozitë dhe është e vështirë. Kur gjërat shkojnë keq ndikojnë te trajneri, ky është futbolli”.

“Ajo që mund t’i ndodh atij mund të më ndodh edhe mua brenda tri javëve. I dëshiroj Julenit më të mirën, për mua, gjithë shkarkimet janë të padrejta”, ka shtuar Valverde.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme