Valverde mund të largohet nga Real Madridi, alarmohen gjigantët anglezë

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori qendror i Real Madridit, Federico Valverde mund të jetë një largim shokues këtë verë.

Reprezentuesi uruguaian ka qenë një zbulim i Realit këtë sezon, duke e vendosur veten si zgjedhjen e parë për trajnerin Zinedine Zidane.

Sidoqoftë, mediumi Okdiario raporton se Valverde mund të largohet këtë verë në mënyrë që të krijojë vend për mesfushorët e rinj që pritet të vijnë.

Reali mund të shkurtojë huazimin dy sezonal të Martin Odegaard në Real Sociedad, ndërsa lojtari i Napolit, Fabian Ruiz, është gjithashtu në radarin e tyre.

Nëse kjo dyshe arrin në Santiago Bernabeu, kjo mund të nënkuptojë që Valverde duhet të largohet.

Manchester Unitedi është përmendur si një destinacion i mundshëm i uruguaianit, por pritet të ketë konkurrencë nga Liga Premier.

Arsenali gjithashtu mund të hyj në garë për Valverden, pasi është lojtari i ri dhe pëlqehet nga Mikel Arteta. 

Të ngjashme