Valverde nënshkruan kontratë gjashtë-vjeçare me Real Madridin

Prishtinë | 24 Gus 2021 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Federico Valverde ka zgjatur kontratën me Real Madridin, transmeton Gazeta Express.

Uruguaiani ka nënshkruar kontratë të re që do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vitit 2027..

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi madrilen përmes një komunikate për media.

“Real Madrid CF dhe Fede Valverde kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2027” – thuhet në njoftim.

23-vjeçare është pjesë e Real Madridit që nga viti 2016, ku e kishte kaluar një sezon në ekipin e dytë, për të kaluar pas një viti në ekipin e parë, ku edhe arriti ta dëshmonte veten.

Të ngjashme