Valverde pritet të rikthehet në stol, por tani te rivali i Barcelonës

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ernesto Valverde do të rikthehet për të stërvitur një skuadër futbolli.

Trajneri spanjoll ishte larguar gjashtë muaj më parë nga kampioni aktual i La Ligas, Barcelona.

Katalunasit e kishin shkarkuar pas rezultateve të dobëta trajnerin spanjoll.

Valverde tani është në negociata me gjigantin tjetër spanjoll Valencia.

‘Lakuriqët’ janë duke synuar të ndërtojnë një ekip konkuruese për edicionin e ardhshëm dhe e shohim Valverden si trajnerin e duhur për të arritur suksese.

Mediat spanjolle kanë raportuar se marrëveshja mes palëve është shumë afër dhe kanë mbetur vetëm disa detaje.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet prezantimi i ish-trajnerit të Athletic Bilbaos dhe Barcelonës në stolin e Valencias. 

Të ngjashme