Valverde publikon listën me emrat që do të udhëtojnë drejt Liverpool

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Barcelonës është në rrugë të mirë për të arritur triumfin në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Liverpool, katalanët gëzojnë avantazhin e tri golave (3:0).

Trajneri Ernesto Valverde e di se asgjë nuk ka përfunduar, duke pasur parasysh sezonin e jashtëzakonshëm të luajtur nga ‘The Reds’.

Valverde në fundjavë ka pushuar thuajse gjithë përbërjen e parë të skuadrës, duke inkuadruar në fushë emra të rinj, që në fund i kushtuan me humbje ndaj Celta Vigos.

Në listën e emrave që do të udhëtojnë drejt ‘Anfield Road’ mungon emri i francezit Ousmane Dembele, i cili pësoi një tjetër lëndim gjatë kësaj fundjave, përcjell lajmi.net.

Në emërore befasi është rikthimi i mesfushorit brazilian, Rafinha Alcantara. Ai nuk ka marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor, por do të jetë pjesë e skuadrës.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e plotë me emrat e lojtarëve të Barcelonës që do të udhëtojnë drejt Liverpool për ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme