Valverde shmang Barcelonën, dëshiron kalimin te gjiganti i Ligës Premier

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 09:16 | Nga

Trajneri aktual i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, është duke e shqyrtuar një transferim drejt Londrës.

Valverde mbetet pa kontratë në fund të sezonit, ndërsa ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona si zëvendësues i Luis Enriques.

Sipas asaj që shkruan Sport, puna ta Barcelona nuk i konvenon aq shumë.

Valverde ka filluar bisedimet me Arsenalin për ta zëvendësuar Arsene Wengerin sezonin e ardhshëm.

Nëse francezi largohet gjatë verës, atëherë Valverde do të jetë trajner i ri i Arsenalit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme