Valverde shtyn bisedimet për rinovimin e kontratës me Barcelonën

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 09:05 | Nga

Ernesto Valverde ka shtyer bisedimet për rinovimin e kontratës me Barcelonën deri në janar.

Një lajm të tillë e hodhi të martën në opinion publik e përditshmja spanjolle, Marca, njofton Klan Kosova.

“Do të varet nëse jam duke shijuar punën time”, tha Valverde.

54 vjeçari nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me opsionin për një vit më tepër, sapo mori përsipër ‘timonin’ e klubit blaugrana në maj të 2017-ës.

Klubi blaugrana nën-urdhërat e tij deri me tani ka fituar Kampionatin, Copa del Rey dhe Superkupën spanjolle.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme