Van Basten: Kush thotë që Ronaldo është më i mirë se Messi, s’di asgjë për futbollin

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Legjenda holandeze e futbollit, Marco van Basten, ka thënë se ata që preferojnë Cristiano Ronaldon para Lionel Messit në diskutimin se cili është më i miri, “nuk dinë asgjë për futbollin”.

Debati për më të mirin në histori ka qenë aktiv qe disa vjet që kur dominojnë të dy lojtarët.

Për gati një dekadë, Messi e Ronaldo ishin rivalë direktë në La Ligë me argjentinasin që dominoi në ligë me Barçën e me portugezin që me Realin fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve në pesë sezone.

Messi ka fituar gjashtë Topa të Artë, ndërsa Ronaldo, tash pjesë e Juventusit, ka pesë.

Në të kaluarën ka pasur vazhdimisht debate se cili është më i miri, por Van Basten nuk ka fare dyshim se cili është më i miri.

“Cristiano është futbollist i mrekullueshëm, por ata që thonë se është më i mirë se Messi s’dinë asgjë për futbollin, ose po e thonë në mosbesim”, ka thënë ish-futbollisti i Ajaxit e Milanit për “Corriere dello Sport”. “Messi është i pakrahasueshëm. Është e pamundshme të imitohet. Një futbollist si ai vjen në çdo 50 apo 100 vjet. Si fëmijë, ai hyri në mesin e gjenive të futbollit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme