Van der Vaart: Felix është në klubin e gabuar dhe po punon me trajnerin e gabuar

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Rafael van der Vaart ka thënë se Joao Felix është një lojtar shumë i talentuar, por që gjendet në klubin e gabuar dhe punon me trajnerin e gabuar.

Portugezi u transferua te Los Rojiblancos në verën e kaluar nga Benfica për shumën e 120 milionë eurove, mirëpo që deri më tani nuk ka arritur të tregojë vetën.

Legjenda holandez deklaroi se 20-vjeçari ka një të ardhme të ndritur në futboll, mirëpo duhet të largohet nga skuadra spanjolle.

“Joao Felix është lojtar i talentuar, por ai është në klub të gabuar”, ka thënë ai në një intervistë për Ziggo Sport.

“Kur ata e transferuar sulmuesin portugez, mendoja se Diego Simeone do të ndryshonte stilin e lojës, mirëpo ishte e gabuar”.

“E kuptoj se të fitosh është ajo çfarë ka rëndësi, por kur keni lojtarë të tillë në skuadër, ju duhet t’i adaptoheni stilit të tyre të lojës”.

“Atletico luanë me një lojë shumë të koncentruar në mbrojtje dhe të dalin përpara me kundërsulme, mirëpo kjo nuk e ndihmon Felixin, ai duhet të largohet nga aty”, ka shtuar më tej Va nder Vaart.

Felix është aktualisht i lënduar dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet në aksion. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme