Van Dijk: Do të kthehem më i mirë, më në formë dhe më i fortë

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Virgil van Dijk ka reaguar për herë të parë që nga lëndimi që mund t’ia humbë gjithë sezonin 2020/2021.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit u lëndua në derbin lokal ndaj Evertonit (2-2), ndërsa më pas u konfirmua se e ka lënduar ligamentin kryqëzues të përparmë (ACL) dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

Kjo do të thotë se lëndimi që e pësoi nga një ndërhyje e portieri Jordan Pickford do ta lë jashtë fushe për disa muaj.

“Jam tërësish i fokusuar te shërimi im dhe do të bëj gjithçka që të kthehem sa më shpejtë që është e mundur”.

“Përkundër zhgënjimit të dukshëm, jam shumë besimtar dhe së bashku me vështirësitë qëndron edhe mundësia dhe me ndihmën e Zotit do të kthehem më i mirë, më në formë dhe i më i fortë se më parë”, ka shkruar mes tjerash 29-vjeçari në Twitter.

“Në futboll, si në jetë, besoj se gjithçka ndodh për një arsye dhe është e rëndësishme të përpiqesh të mbash kokën në baraspeshë, qoftë kur je duke u ngritur apo duke rënë”.

“Me ndihmën e gruas time, fëmijëve, familjes dhe të gjithëve të Liveropooli, jam i gatshëm për sfidën që kam përpara”, ka shkruar mes tjerash 29-vjeçari në rrjetet sociale.

Të ngjashme