Van Dijk: Messi e meriton “Topin e Artë”, por do ta merrja nëse e fitoj

Prishtinë | 02 Qer 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Qendër Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, ishte një prej më të mirëve tek skuadra e tij dhe më gjerë gjatë këtij edicioni.

Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, ylli holandez ka shikuar të shoh përpara edhe për suksese të tjera, pse jo edhe individuale.

Pas ndeshjes finale, lojtari është pyetur edhe për ‘Topin e Artë’, dhe ai ka dhënë favoritin e tij absolut.

“Mendoj se Messi është lojtari më i mirë në botë. Ai duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’” ka thënë Van Dijk për reporterët në Madrid, transmeton lajmi.net.

“Kështu që, nuk po mendoj për atë. Por nëse e fitoj, unë do ta marr. Messi duhet ta fitojë gjithsesi. Ai është më i miri në botë, ishte apo jo në finale” ka shtuar tutje holandezi.

Van Dijk padyshim se ishte mbrojtësi më i mirë i këtij edicioni, duke qenë lider absolut tek skuadra e tij, sidomos në vijën e fundit.

Të ngjashme