Van Dijk: Shaqiri ishte në një nivel tjetër

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Virgil van Dijk ka përshëndetur bashkëlojtarët që kontribuuan në fitoren e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Në mungesë të Mohamed Salahut dhe Roberto Firminos si pasojë e lëndimeve, Divock Origi dhe Xherdan Shaqiri ia dolën për mrekulli si startues të rrallë.

Origi shënoi golin e parë dhe të katërt për “të Kuqtë” në fitoren 4-0, ndërsa Shaqiri asistoi për Georginio Wijnaldumin në golin e tretë.

Image

Van Dijk beson se ndikimi i treshes Shaqiri, Origi dhe Wijnaldum ishte në nivel të lartë.

“Mendoj se Divocku ishte i pabesueshëm, e Shaqa ishte një nivel tjetër”, tha qendërmbrojtësi për Liverpoolfc.com. “Të gjithë kanë përgatitjen mentale për t’u zëvendësuar. Natyrisht se të gjithë kanë cilësi të ndryshme, por ato duhet t’i tregoni dhe këtë e treguan sot”, tha Van Dijk.

“Të gjithë mund të jemi krenarë sepse të gjithë patën rol në fitore”, tha holandezi Virgil van Dijk.

Liverpool do të marrë pjesë në finalen e dytë me radhë në Champions League dhe do të përballet ose me Ajaxin ose me Tottenham Hotspuri më 1 qershor në Madrid.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, që u shpall edhe Lojtari i Vitit në Premier Ligë për këtë vit, tha se të dyja ekipet janë të mira dhe se në një finale të këtillë gjithçka është e mundur.

Të ngjashme