Van Dijk shpreson të festojë titullin me tifozë

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka thënë se do të ishte shumë e rëndë nëse kriza e koronavirusit do t’u pamundësonte tifozëve të shikonin klubin duke e fituar titullin e parë të Anglisë pas 30 vjetëve.

Liverpooli ka një epërsi prej 25 pikëve në krye të Premier Leagues. Mirëpo, liga është pezulluar deri më 3 prill për shkak të krizës së koronavirusit.

Vazhdimi i ndeshjeve pa shikues është një nga disa opsione që janë përmendur për të përfunduar stinorin në Angli.

“Asnjëri nuk ka dëshirë që të luajë ndeshjet pa shikues. Nëse e fitojmë ligën në një stadium të zbrazur, atëherë do të ndjehesha shumë keq për tifozët tanë. Qartë, nëse nuk ka tifozë në Anfield, është goditje e rëndë. Por, të presim njëherë vendimin që do të merret. Por, pavarësisht se çfarë ndodh, ne definitivisht do të sjellim titullin te tifozët tanë”, ka thënë Van Dijk, përcjell BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme