Van Gal: De Jong duhet të shkonte te Juventusi, ndërsa De Ligt te Barcelona

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Louis van Gaal beson se Barcelona dhe Juventusi kanë blerë lojtarët e gabuar te Ajax këtë verë.

Sipas tij dyshja Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt duhet të shkëmbehen nga klubet.

Dyshja e ftoi titull në Holandë dhe ndihmuan Ajaxin të shkojë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, para se të transferoheshin për shifra rekord.

De Jong u transferua te Barcelona për 75 milion euro, ndërsa mbrojtësi De Ligt shkoi te Juve për afër 85 milionë euro.

“De Jong? Ai nuk po luan në pozicionin e tij. Te Ajaxi, të gjithë e kërkonin, ai ishte në qendër të lojës, ndërsa te Barça nuk është si aty. Ky është ndryshimi i madh”.

“Nëse vetëm një klub duhej të blinte Matthijs de Ligt, do të ishte Barcelona. Dhe me Sergio Busquets, rezulton se Frenkie de Jong duhet të kishte shkuar te Juventusi”.

“Barçës i mungon më shumë një lojtar i tipit De Ligt sesa De Jong”, ka thënë trajneri holandez për “Ziggo Sport” në Holandë.

Të ngjashme