VAR edhe në Shqipëri, do të nisë aplikimin nga viti 2021

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Zhvillimi i futbollit është futur në fazat e aplikimit të teknologjisë gjithnjë e më shumë. Rrymat që e kundërshtojnë janë të shumta, duke argumentuar se po zbehen emocionet e futbollit në çastin real sapo ndodh, por nga ana tjetër, në momentin që një gabim njerëzor riparohet dhe ndryshohet duke vendosur drejtësi, atëherë të gjithë bëjnë një hap pas duke e pranuar.

Sistemi VAR është pikërisht teknologjia që ka të bëjë me raste specifike në arbitrim, e cila ka nisur të ketë aplikim të gjerë në kampionatet elitare, kompeticionet e rëndësishme të UEFA-s, apo së fundmi u aplikua edhe në Botërorin “Rusi 2019”. Teknologjia më e fundit në futbollin europian dhe botëror do të nisë aplikimin në vendin tonë në vitin 2021.

Me ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s, në disa prej stadiumeve shqiptare, sigurisht ato që janë edhe më modernet, pritet që të bëhet instalimi i kësaj teknologjie, duke e vendosur kampionatin shqiptar mes atyre që hedhin një hap të rëndësishëm drejt perfeksionimit.Së fundmi, në Tiranë po punohet për stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në Elbasan dhe Shkodër janë të gatshëm dy impiante për të pritur ndeshje ndërkombëtare, ku edhe me shumë gjasë pritet të bëhen investimet për vendosjen e sistemit të ri të teknologjisë, por jo vetëm. Me gjasë, pjesa dërrmuese e skuadrave në Superiore do ta aplikojnë në stadiumet e tyre.

Të ngjashme