Varane e konfirmon të ardhmen

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Raphael Varane i ka hedhur poshtë thashethemet se do t’i bashkohet kundërshtarit të nesërmen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionë, Chelsea, gjatë verës, duke këmbëngulur se është i përqendruar vetëm në Real Madridin.

Gazeta spanjolle Mundo Deportivo shkroi të dielën se të kaltrit e kanë kaluar Manchester Unitedin në garë për mbrojtësin francez.

Por Varane këmbëngul se është 100 për qind i përkushtuar ndaj Realit, me gjithë thashethemet që e shtyjnë drejt largimit në fund të sezonit.

Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes kundër Chelseat të martën, Varane tha: “E ardhmja ime është e qartë: përqendrimi i vetëm i imi është në ndeshjet e mbetura të sezonit”.

“Duhet të përqendrohemi në ndeshjet e mbetura. Mesazhi qe e kam për tifozët është se unë jam 100% i përqendruar në ekip”, shtoi ai.

Varane ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2022, por nuk ka pasur bisedime për vazhdimin e saj deri tani.

Të ngjashme