Varane ka një këshillë për Pogban

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Raphael Varane beson se bashkëkombasi i tij te Franca, Paul Pogba do të ishte një transferim “fantastik” nëse ai bashkohej me Real Madrid gjatë afatit kalimtar.

Pogba, 26 vjeç, është lidhur shumë me një transferim në Santiago Bernabeu këtë sezon, por mesfushori mbetet te Manchester United dhe luajti 40 minuta në fitoren e së martës 1-0 ndaj Kristiansund të Norvegjisë.

Varane, që nuk po shijon një para-sezon të mirë duke i shtuar edhe humbjen 1-0 ndaj Tottenham në Audi Cup të martën, do të mirëpriste Pogban në kryeqytetin spanjoll, përcjell lajmi.net.

“Mendoj se kemi një ekip të mirë. Pogba është një lojtar i mirë. Unë e njoh shumë mirë. Për çdo ekip ai do të ishte fantastik”, tha Varane.

“Kam besim te shokët e mi të skuadrës. Nëse vijnë lojtarë të rinj, ne do të shohim, por kam besim te shokët e mi të skuadrës”.

Të ngjashme