Varane ndihet shumë i lumtur me fillimin te Manchester United

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Raphael Varane ka thënë se është i lumtur me jetën në Angli dhe ndeshjet deri më tani.

Qendërmbrojtësi francez nënshkroi nga Real Madrid në verë, në një përpjekje për ta kthyer Unitedin në skuadër pretendentë për titull në Ligën Premier.

Pavarësisht nga një sërë rezultatesh jo të mira kohëve të fundit, Varane është i kënaqur me integrimin e tij në ekip dhe përshtatjen në kampionatin anglez.

“Jam shumë i lumtur me fillimin e kësaj aventure. Liga Premier është një ligë e njohur për intensitetin e saj. Ka një atmosferë të ndryshme, një mentalitet tjetër të përgjithshëm në lidhje me futbollin. Është një qasje tjetër dhe një përvojë e ndryshme për mua”.

“Po kënaqem duke luajtur, duke dalë nga zona ime e rehatisë, duke gjetur marrëdhënie të reja me shokët e mi të skuadrës”.

“Është një mënyrë tjetër mbrojtjeje dhe është super interesante për mua”, përfundoi francezi.

Të ngjashme