Varane në histori, 16 tituj në moshën 25 vjeçare

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 16:48 | Nga

Katër Champions, tre Botërorë për Klubet, tri Superkupa Europiane, dy La Liga, një Kupë Mbreti, dy Superkupa Spanjolle dhe një Kupë Bote.

16 tituj që formojnë rekordin e një lojtari i cili është vetëm 25 vjeçar. Ky është “plamaresi” i Raphael Varane, një mbrojtës, i cili ka hyrë në historinë e Real Madridit dhe që nga 16 korriku 2018 edhe të Francës.

Me “pushtimin” e Rusisë, pas fitores në finale ndaj Kroacisë, francezi vetëm e ka rritur “legjendën” e tij.

Një legjendë që filloi ta shkruante në sezonin 2011-2012 kur ngriti trofeun e tij të parë: La Liga me 100 pikë. Më pas, ai ka fituar rregullisht trofe në konkurrencën e brendshme spanjolle, por edhe më gjerë.

233 ndeshje ka tashmë me fanellën e bardhë dhe 49 ndeshje me kombëtaren e Francës me të cilën debutoi më 22 mars 2013.

Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Sepse tani, Varane është një pjesë e padiskutueshme në të dyja ekipet: Real Madridi dhe Franca. Një garanci e madhe në qendër të mbrojtjes. Ai ka luajtur 10 lojëra unike gjatë gjithë karrierës së tij dhe i ka fituar të 10-ta.

Çuditërisht, vetëm finalja e Kupës së Mbretit, që Atletico Madrid e fitoi kundër Real Madridit (2012-2013) është e humbur për të.

Më 17 maj 2013, francezi u lëndua për një javë, ndaj u detyrua të tërhiqej nga sfida me Espanyol, për një problem në gjurin e djathtë.

Përveç kësaj, me “Les Bleus”, ai gjithashtu nuk luajti në finalen e Kampionatit Europian 2016, për shkak të një plage në biceps-in femor të këmbës së tij të majtë. Portugalia fitoi 1-0 ndaj francezëve, në Paris.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme