Varane rezulton pozitiv, mungon ndaj Liverpoolit

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi do të jetë pa qendërmbrojtësin Raphael Varane për ndeshjen kundër Liverpoolit për shkak se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, ka njoftuar të martën “Marca”.

Dueli mes Real Madridit dhe Liverpoolit, zhvillohet sonte prej orës 21:00 dhe i takon raundit çerekfinal të Ligës së Kampionëve.

Mungesa e Varanes në prag të përballjes me Liverpoolin, i ka shkaktuar telashe trajnerin Zinedine Zidane, i cili do të jetë edhe pa kapitenin Sergio Ramos të lënduar.

Bazuar në situatën aktuale, Zidane do të ketë në dispozicion vetëm Nachon dhe Militaon, të cilët pritet të jenë startues në duelin e parë çerekfinal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme