Varane shumë i lumtur që po luan me Pogban në United

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Francezi është shprehur i ngazëllyer pasi që është ribashkuar me vendasin e tij në nivel klubesh derisa ka theksuar se ka pritje të mëdha për sezonin 2021/22 në United

Raphael Varane ka thënë që ai “është shumë i lumtur” që është bashkuar me Paul Pogba te Manchester United, pasi skuadra nga Old Traford ka blerë atë për 40 milionë funte dhe po “punon shumë” që të sjell në Manchester trofe të tjerë.

United e bleu Varane nga Real Madridi këtë verë, ku zyrtarisht e prezantoi 28 vjeçarin në ndeshjen e parë të Premier Ligës kundër Leedsit që ata e fituan të shtunën.

Arritja e Varane duket se i ka dhënë një shpirt të ri skuadrës pasi që ata fituan 5-1, duke shënuar katër gola të cilat u asistuan nga Pogba, me të cuilin ai po luan edhe në nivel klubesh pas shumë vitesh sukses edhe me Kombëtare.

“Jam shumë i lumtur. E njoh atë për një kohë të gjatë, ne kemi luajtur bashkë me Francën dhe ai është një lojtar i madh. Mendoj se ai është ambicioz dhe unë gjithashtu, kështu që ne jemi të gatshëm që të punojmë shumë që të fitojmë sa më shumë trofe”, ka thënë ai në një intervistë për media ku ka shpjeguar marrëdhëniet e tij me Pogba.

“Mendoj që Paul është shumë pozitiv dhe ai ka një energji shumë të mirë; ai i motivon lojtarët në zhveshtore dshe në fushë me energjinë e tij. Ne jemi të ndryshëm por ne përshtatemi për ekip dhe kjo është e rëndësishme për skuadrën që të këtë tipa, karaktere dhe liderë të ndryshëm në fushë”, ka shtuar Varane.

Të ngjashme