Vashat e Kosovës mposhten bindshëm nga Norvegjia

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Vashat Kosovës në futboll janë mposhtur me rezultat 3-0 në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Në minutën e 12-të, Viola Avduli realizoi autogol për t’i dhuruar epërsinë e parë norvegjezeve.

Për 2-0 realizoi Julie Blakstad në minutën e 36-të, Lisa-Marie Utland ia vulosi fitoren mysafireve.

Pas kësaj fitoreje, Norvegjia forcon pozitën e parë me gjashtë pikë, ndërsa Kosova është e parafundit me vetëm një pikë.

Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon në tetor ndaj Belgjikës. /Telegrafi

Të ngjashme