Vazhdojnë bisedimet mes Arsenalit dhe Sampdorias për mesfushorin uruguaian

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 09:12 | Nga

Bisedimet mes Arsenalit dhe Sampdorias për mesfushorin 22-vjeçar Lucas Torreira janë duke vazhduar me ritëm të mirë, raporton Daily Mail.

Raportohet se më shumë mundësi do të arrihet një marrëveshje mes dy klubeve për transferimin e përfaqësuesit të Uruguait në “Emirates” për një shumë prej 25 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery, e favorizon Torreiran si lojtar kyç për ta përforcuar mesfushën, edhe pse Sampdoria ka paralajmëruar se nuk e lëshon lojtarin për ndonjë çmim të ulët.

Klubit londinez mund t’i duhet ta paguajë me këste klauzolën e lirimit të lojtarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme