Vazhdojnë dështimet e boksierëve shqiptarë në meçet e mëdha

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Boksierët më të mëdhenj shqiptarë kanë dështuar deri më tani në meçet e tyre më të mëdha. Kësaj rruge të shtunën kanë shkuar edhe Senad Gashi e Edis Tatli.

Gashi ndonëse arriti të mbante të gjitha raundet, u mposht bindshëm me pikë në “02 Arena” të Londrës, nga ish-sfiduesi i titullit të botës në kategorinë e rëndë, britaniku Dereck Chisora. Të tre anëtarët e jurisë e patën Chisoran dukshëm para me pikë (100:91, 100:90 dhe 99:91), shkruan sot Koha Ditore.

Për Gashin ishte humbja e tretë në karrierë karshi 17 fitore. Ishte humbja e dytë rresht në meçe të mëdha. Ai në dhjetor të vitit të kaluar pësoi në po të njëjtën arenë, nga një sfidues tjetër i titullit të botës, Carlos Takam. Atë meç e kishte humbur me ndërprerje në raundin e shtatë.

Paraqitja e Gashit nuk është lavdëruar nëpër mediumet gjermane, në vendin ku Gashi e zhvilloi karrierën, ani pse ai ka qëndruar dhjetë raunde me një yll si Chisora.

Gashi para meçit kishte premtuar se do ta nokautonte Chisoran.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme