Vazhdojnë negociatat mes Interit dhe Bordeauxit për Malcomin

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 09:04 | Nga

Interi është duke vazhduar negociatat për Malcom, por Bordeaux dëshiron vetëm huazim me obligim blerje.

Zikaltrit tash e disa kohë janë të lidhur me sulmuesin, por për shkak të Fair Play Financiar nuk po arrijnë të kënaqin kërkesat e klubit francez.

Sipas Sky Italia oferta e fundit e Interit drejt Bordeaux është huazim 10 milionë euro, por me opsion blerje për 40 milionë të tjerë.

Por, me këtë nuk janë të kënaqur francezët, ata dëshirojnë që Interit të jetë obligues për blerjen e lojtarit.

Palët janë duke punuar për të gjetur një gjuhë të përbashkët, por marrveshja do të marrë disa javë për t’u mbyllur.

Deri më tani Interi ka transferuar Radja Nainggolan, Stefan de Vrij, Kwadwo Asamoah, Lautaro Martinez dhe Matteo Politanon.

Ndërsa emri tjetër që po përmendet për mesfushën e Luciano Spallettit është edhe Mousa Dembele.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme