Vazhdojnë problemet për Real Madridin

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 15:52 | Nga

Lajmet e këqija për Zinedine Zidane nuk kanë të ndalur pasi mbrojtësi i djathtë Dani Carvajal nuk do të jetë i gatshëm të paraqitjet në derbi ndaj Atletico Madridit në “Estadio Wana Metropolitano” në fundjavë.

Edhe pse ka stërvitur normalisht për disa ditë, spanjoll ka shumë gjasa t’i bashkohet Gareth Bale dhe Mateo Kovacicit në listën e të lënduarve për ndeshjen vendimtare ndaj rivalit të qytetit, shkruan Marca.

Gjendja delikate e Carvajal, i cili vuan nga perikardi [infeksion në zemër] që prej dy muajve, ka bërë që spanjolli të mungojë në tetë ndeshje për Realin këtë sezon.

Ndeshja e të dielës do të jetë e nënta për të, me doktorët e Real Madridit që janë të vendosur mos të nguten me mbrojtësin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme