Vazhdojnë telashet për Barcelonën – Suarez i lënduar

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka marrë një tjetër lajm të hidhur, krahë humbjes së pësuar ndaj Levante.

Skaudra katalane u turpërua duke u mposhtur nga Levante me rezultatin 3:1, por këtu nuk ndalen të këqijat për kampionët e La Liga.

Në ndeshjen e luajtur në jugun e Spanjës, një lëndim duket se ka pësuar Luis Suarez, i cili mund të hap probleme të reja për skuadrën.

Uruguaiani duhej të zëvendësohej gjatë ndeshjes, pasi nuk mund të vazhdonte deri në fund.

Nuk dihet akoma saktë se sa do të mungojë ylli i katalanëve, por Barca po pret për ekzaminimet e lojtarit, për të identifikuar problemin, transmeton lajmi.net.

Dëmtimi i Suarez erdhi pas një faulli të shkaktuar nga Carlos Clerc, në mesin e fushës, gjatë pjesës së parë.

Të ngjashme