Vazhdojnë telashet për Nainggolan, mund të shitet në Kinë

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 10:14 | Nga

Radja Nainggolan mund të lihet jashtë për ndeshje ndaj Atalantas dhe raportohet se skuadra e Guangzhou Evergrande është interesuar të nënshkruajë me të.

Mesfushori belg postoi një video në llogarinë e vet zyrtare në Instagram, ku shihej duke pirë duhan dhe alkool dhe sharë në Natën e Vitit të Ri, që gjë bëri që Roma ta gjobis me 100 mijë euro.

Po ashtu, pritet që ai të lihej jashtë formacionit për ndeshjen e kësaj fundjave.

Sipas Gazzetta dello Sport, ekziston një mundësi e vogël që ai të shitet nga klubi.

Mendohet se Evergrande e Fabio Cannavaros është e gatshme t’i paguajë 40 milionë euro për ta sjellë belgun në Kinë, duke qenë se ka hapësirë për një lojtar të huaj në skuadër.

Megjithatë, çfarëdo marrëveshje mund të jetë vështirë e arritshme, pasi Nainggolan nuk do të donte Kinën dhe në të kaluarën i ka refuzuar skuadrat e mëdha si Juventus dhe Chelsea për të qëndruar në Romë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme