Vazhdon lufta për titull ndërmjet Dritës e Prishtinës, fitojnë të gjithë vendasit

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 18:10 | Nga

Në ndeshjet e sotme të xhiros së 31 të Superligës së futbollit të Kosovës kanë fituar të gjitha ekipet vendase, përderisa luftën për titull po e vazhdojnë Drita me Prishtinën.

Drita e mposhti bindshëm Lirinë me rezultat prej 3 me 0, për të vazhduar në krye të tabelës me 63 pikë.

Kurse Prishtina shënoi fitore shumë të vështirë ndaj Gjilanit, 2 me 1, duke përmbysur rezultatin. Dhe tani në vendin e dytë Prishtina ka 60 pikë.

Në ndeshjet e tjera Flamurtari e mposhti Vllazninë me rezultat prej 4 me 1, Trepça ’89 e mposhti Besën 2-0, kurse Vëllaznimi e mposhti Llapin me 2 me 0.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme