Vazhdon t’i rritet vlera Milot Rashicës, mësoni sa vlen tani ylli i kombëtares së Kosovës

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Vazhdon me formën e tij fenomenale, duke u bërë njëri nga më të mirët te Werderi.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica i shënoi sërish Bayernit, por kësaj radhe një super-gol, përkundër faktit se skuadra e tij pastaj pranoi gjashtë sosh.

Gjithsesi, performancat e mira të tij nuk kanë lënë pa u vërejtur edhe nga “transfermarkt”, që tashmë e ka rivlerësuar ish-futbollistin e Vushtrrisë e Vitteses me 35 milion euro.

Të ngjashme