Vazquez pritet t’i bashkohet Milanit

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Real Madridit, Lucas Vazquez ka refuzuar të transferohet te skuadra e Atletico Madridit, meqë sipas gazetës spanjolle “AS”, spanjolli do t’i bashkohet në verë skuadrës së Milanit.

Kontrata e futbollistit të krahut skadon në fund të këtij sezoni dhe gazeta spanjolle me bazë në Madrid raporton se Vaqzuezi ka refuzuar të bashkohet me rivalët e qytetit të Real Madridit.

Ai nuk dëshiron të tradhtojë klubin ku është rritur. Vazquez është i vendosur të largohet, por janë madrilenët që shpresojnë ta bindin 29-vjeçarin të qëndrojë edhe më gjatë duke i ofruar 3.5 milionë euro në vit.

“Rossonerët” kanë bërë ofertë më të mirë se të Realit, duke i ofruar pagë 5 milionë euro në vit.

Të ngjashme