Vazquezi refuzon vazhdimin e kontratës me Realin

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut, Lucas Vazquez përfundimisht do të largohet nga skuadra e Real Madridit në fund të këtij sezoni.

Mediumet spanjolle kanë shkruar të enjten se Vazquez ka refuzuar ofertën e Realit për rinovimin e kontratës pasi është i vendosur të largohet nga klubi në verë si futbollist i lirë.

Madje, thuhet se Vazquez tashmë po i shqyrton ofertat tjera për të vazhduar karrierën jashtë Spanjës dhe gjasat janë të mëdha që t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit. Vazquez ka vendosur të mos rinovoj kontratën me sRealin pasi nuk është i kënaqur me hapësirën që e ka pasur në ekip vitet e fundit. Ai është pjesë e klubit prej vitit 2015 kurse këtë sezon ka dy gola e shtatë asistime në 31 paraqitje.

Të ngjashme