Vdes atleti 32-vjeçar pasi bie nga një ndërtesë e lartë

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Spanjës në ragbi, Kawa Leauma, ka vdekur në moshën 32-vjeçare pasi ra aksidentalisht nga një ndërtesë në Holandë.

Besohet se 32-vjeçari ra nga një lartësi prej tetë metrave dhe si pasojë pësoi lëndime të rënda në kokë.

Sulmuesi i lindur në Zelandë të Re iu nënshtrua dy operacioneve urgjente, por vdiq në spital në Amsterdam të martën mbrëma.

Leauma kishte udhëtuar në Holandë me Kombëtaren e Spanjës, por nuk kishte luajtur.

“Me keqardhje ju njoftojmë për vdekjen e Kawa Leauma”, njoftoi Federata e Ragbit e Spanjës.

Federata spanjolle nuk dha më shumë hollësi, duke e respektuar dëshirën e bashkëshortes së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme