Vdes futbollisti 29 vjeçar i skuadrës angleze

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 20:01 | Nga

Juan Carlo Garcia ka humbur betejën me sëmundjen e leukemisë dhe ka vdekur në moshën 29 vjeçare.
Ish-mbrojtësi i skuadrës angleze Wigan dhe asaj spanjolle Tenerife, Juan Carlo Garcia ka vdekur nga sëmundja e leukemisë.

Lajmi për humbjen tragjike është komunikuar nga klubi anglez në Twitter.

Wigan ka konfirmuar se në sfidën e radhës ndaj Petterbrough do të mbahet një minutë heshtje.

Garcia ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Hondurasit ku u aktivizua 34 takime dhe shënoi 1 gol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme