Vdes futbollisti belg

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 16:33 | Nga

Klubi belg Royal Antwrep ka konfirmuar se futbollist Joel Lobanzo ka vdekur pas një sulmi në zemër që pësoi gjatë stërvitjes.

Tragjedia ka ndodhur derisa lojtari 17 vjeç po stërvitej me ekipin U19 të martën, megjithë tretmanin e menjëhershëm të personelit mjekësor.

Ai u dërgua në spital në gjendje kritike, por klubi njoftoi të enjten se Lobanzo ka ndërruar jetë.

“Stafi mjekësor dhe trajnerët që ishin pranë tij, menjëherë filluan me reanimim . Pas kësaj ai u transferua në spital në gjendje kritike, që vazhdoi edhe një ditë e gjysmë, por ai vdiq të enjten”, shkruan në njoftimin e klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme