Futbollisti brazilian, Alex Apolinario, ka vdekur gjatë ditës së enjte pas katër ditëve qëndrimi në spital.
Apolinario ditë më parë kishte pësuar sulm në zemër gjatë një ndeshje që skuadra e tij, Alverca, po e zhvillonte në Ligën e Tretë të Portugalisë.
25 vjeçari nuk arriti ti mbijetoj sulmit në zemër dhe klubi i tij ka njoftuar se ka ndërruar jetë.