Vdes futbollisti shqiptar, pëson sulm në zemër

Prishtinë | 05 Tet 2019 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Një lajm i hidhur është postuar në rrjetin social Facebook të KS Kastrioti. Përmes postimit bëhet e ditur se futbollisti Erjon Ruci, është ndarë nga jeta. Ruci kishte vite që ishte pjesë e ekipeve të moshave për klubin krutan.
Sipas klubit, ndërsa ishte në një festë, Erjoni pësoi sulm në zemër dhe për pasojë nuk mundi të mbijetojë.

“Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh tek moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual, Erjoni, vendosi që të ndiqte tjetër rrugë, dhe jo futbollin, e kjo për arsye personale. Mbrëmë në një rast gëzimi, Erjoni mori një goditje në zemër, që për fatin e tij të keq nuk mundi që t’i mbijetojë. Klubi i “Kastriotit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruci, dhe të afërmve për këtë humbje të parakoshme. Prehu në paqe Erjon!”, shkruan KS Kastrioti.

Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh tek moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual,…

Gepostet von KS Kastrioti am Samstag, 5. Oktober 2019

Të ngjashme