Vdes heroi i Argjentinës në Kupën e Botës 1986

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Heroi i Kupës së Botës 1986 Jose Luis “Tata” Brown ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare në vendin e tij të lindjes, La Plata në Argjentinë.

Ish-mbrojtësi argjentinash vuante prej kohësh nga “Alzheimeri”.

Brown, i cili gjatë karrierës së tij u bë i njohur me nofkën “Tata”, e shënoi golin e tij të parë dhe të vetëm për Argjentinën gjatë finales së Kupës së Botës 1986, të cilën Argjentina e fitoi me rezultat 3:2 kundër Gjermanisë Perëndimore.

Afër fundit të ndeshjes, “Tata” e kishte nxjerrë nga vendi shpatullën e tij, mirëpo nuk pranoi të zëvendësohej, duke u bërë kështu njëri ndër lojtarët e preferuar të argjentinasve, shkruan albeu.com

Brown luajti në Estudientes, në La Plata, për shumicën e karrierës së tij, duke i bërë rreth 300 paraqitje para se të transferohej në klubin kolumbian, Atletico Nacional.

Ai luajti për pak kohë në Boca Juniors dhe Deportivo Espanol para Kupës së Botës 1986, mirëpo zgjedhja e tij në skuadrën e Argjentinës për Kampionatin Botëror erdhi si befasi nga trajneri Carlos Bilardo.

Ishte zgjedhur vetëm për të qëndruar në stol në rast se ndonjë lojtar lëndohej, mirëpo ai e fitoi një vend në formacionin e parë dhe luajti në çdo ndeshje në rrugëtimin e suksesshëm të Argjentinës në atë Botëror.

Të ngjashme