Vdes kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 12:54 | Nga

Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, ka vdekur të dielën, raporton Koha Ditore.

Qendërmbrojtësi 31-vjeçar ka pasur 14 paraqitje për Italinë dhe ka pasur karrierë të gjatë 12-vjeçare.

“Fiorentina është thellësisht e shokuar të njoftojë se kapiteni Davide Astori ka vdekur. Për këtë situatë të rëndë dhe delikate, dhe mbi të gjitha për respektin për familjen e tij, apelojmë për sensitivitet nga media”, thuhet në një njoftim të klubit.

Astori nisi karrierën në Milan, ku s’luajti asnjëherë në Serie A, para se të kalonte te Caglari, ku u paraqit në 174 ndeshje. Më 2014 ai kaloi te Roma dhe më pas te Fiorentina.

Fiorentina sot ishte planifikuar të luante me Udinesen, por kjo ndeshje është shtyrë pas vdekjes së AStorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme