Vdes kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, Jeton Nebihu

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, Jeton Nebihu.

Lajmin e ka bërë të ditur Komitetit Olimpik të Kosovës nëpërmjet një telegrami ngushëllimi në Facebook.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të Jeton Nebiut, kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës”.

“Jetoni me shokë formuan Federatën e Badmintonit të Kosovës dhe brenda disa muajve e konsoliduan këtë sport duke organizuar kampionate, duke mbajtur kurse për trajnerë, për referë dhe për administratorë të sportit”.

“Në mendjet tona do të ruhet përgjithmonë kontributi i Jetonit, përkushtimi, sjellja e mirë dhe vizioni i qartë si kristali për ardhmërinë e sportit të badmintonit”.

Më poshtë mund ta lexoni telegramin e plotë të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Telegram ngushëllimi për vdekjen e Jeton NebiutE nderuara familje e Jeton Nebiut, e nderuara Federatë e Badmintonit të…

Gepostet von Kosovo Olympic Committee am Freitag, 25. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme